Vllaznia arriti të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë dhe në një prononcim për “Supersport”, trajneri Mirsad Jonuz u shpreh se skuadra e tij duhet të ketë më shumë besim.

Është shumë e rëndësishme të jesh 0-0 në një fushë të tillë. Në pjesën e parë luajtëm në mbrojtje dhe më pas vazhduam të dalim para. Dua të uroj djemtë e mi sepse morën fitore të vështirë dhe kemi 20 pikë tani dhe është diçka shumë e mirë për të ardhmen kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga pjesa e dytë.

Nuk mund të flas për objektiva sepse ka të rinj dhe kam pasur mungesa. Sot kisha mungesa siç është Emerson që është shumë i rëndësishëm dhe ndryshova në pjesën e dytë sepse Luftëtari ka lojtarë të rinj dhe pa eksperiencë.

Sulmues në merkato? Bardulla ka qenë i sëmurë dhe ishte i rëndësishëm për këtë ndeshje. E futa në fund por duhet vazhdimësi nga ana e tij sepse i dha freski lojës. I respektoj Likën dhe Shtubinën por duhet diçka më shumë në sulm. Do të flas me drejtuesit për të ndryshuar diçka por kemi 4 ndeshje të tjera shumë të rëndësishme por do të shohim këto 4 ndeshje dhe më pas në fund, do të shohim se ku jemi sepse është herët edhe pse duhen 2-3 rifreskime. Është e rëndësishme që pas kësaj ndeshej kemi më shumë se vendin e tetë. Për mua ka mbaruar çështja e mbijetesës.

Pas ndeshjes me Bylisin kishim shumë presion dhe nëse beson dhe shijon lojën duke dhënë më të mirën, gjithçka mund të bëhet më e lehtë. Kështu arrihet suksesi, tha Jonuz.