Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçari pasi akuzohet se i ka hedhur një granatë ofensive vjehrrit, në banesën e këtij të fundit.
Sipas policisë është arrestuar P.D. vjeç 28, banues në Mirditë. Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.
I riu prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.
Njoftimi i policisë
Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë ofensive por nuk ka shpërthyer
Falë veprimeve të shpejta dhe me metoda proaktive është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.
Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të Reneas , të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës
Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. Vrasje me dashje e mbetur ne tentative Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit abcnews.al