Nga Gjon Frani Ivezaj, historian

Është qyteti që prej shekujsh njihet si djepi i kulturës dhe civilizimit të lartë brenda trojeve etnike shqiptare. Historia e saj është e mbushur me ngritje dhe ulje ndër shekuj. Ajo gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë historisë kombëtare shqiptare. Shkodranët, kanë qenë ndër shekuj ndera dhe lavdia, të parë në të gjithë këndvështrimet, duke zënë në këtë mënyrë një vend nderi në histori.
Do të mundohem që të cek nga pak majat e krenarisë së qytetit dhe të vetë banorëve të saj ndër shekuj, duke u bazuar në shumë burime historike, që janë dëshmi e mbijetesës së lavdishme të zonës dhe qytetit dhe të vetë banorëve vendas kulturëdashës.
Shkodra, ky qytet i lashtë 2500-vjeçar, është një nga qendrat më të shquara qytetare të Shqipërisë e të Ballkanit, i njohur si kryeqendër tradicionale e kulturës shqiptare.

Duke ndjerë në këmbët e saj përplasjen e dallgëve të Liqenit të Shkodrës dhe duke në gjoks gurgullimën e lumenjve të Bunës, Drinit e Kirit, me një dorë të mbështetur në bedenat e kështjellës legjendare të Rozafës dhe tjetrën në Alpet shqiptare, Shkodra të ofron bukuri të virgjëra natyrore që rrallë i has në një vend tjetër të globit.
Në rrjedhë të shekujve, veç etjes së saj për liri e pavarësi, ka afirmuar vlera të patjetërsueshme në rrafshin e kulturës e të artit, tradita të cilat kanë ardhur me bukurinë e tyre deri në ditët tona.
Gjurmët më të hershme të veprimtarisë njerëzore të zbuluara në pellgun e Shkodrës i përkasin periudhës së paleolitit të mesëm, por duke filluar nga periudha e bronxit, ato kanë një prezencë intensive e të pandërprerë.

Ky territor ka qenë i banuar nga fisi ilir i Labeatëve, lundërtarë e tregtarë të zotë. Ishin shkëmbimet tregtare me zonat e tjera që u bënë shkak për themelimin e qytetit të Shkodrës, si një treg e vendbanim ilir. Kështu, që në shekullin e IV p.k. e fillon jetën ky qytet ilir, i cili njihej në histori me emrin Scodra, Scobre, Skodrai, Skodre, Skydreonopolis-sot Shkodra.
Pushtimet e ndryshme ia kanë ndërprerë zhvillimin, e kanë shkatërruar shpesh dhe nga themelet, por Shkodra është ngritur edhe nga hiri. Në afro pesë shekuj të pushtimit osman, shkëlqimi i qytetit u venit, por në shek. XVII do të jetë përsëri një qendër e rëndësishme, jo vetëm administrative, por edhe ekonomike e Shqipërisë. Në këtë periudhë kishte 1800 shtëpi dhe 25.000 banorë dhe gradualisht bëhet një qendër e rëndësishme kulturore. Në Shkodër lindën institucionet e para kulturore në vendin
Qyteti është themeluar ne shek e IV para Krishtit, prej fisit të Labeatëve gjatë sundimit të Gentit (181-168) perreth kështjellës Rozafa.
Zona përreth vendit ku ndodhet sot Shkodra ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Evropës. Kjo sepse zona ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (2000 para Krishtit). Në shekullin V – IV para Krishtit filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m.

Në atë periudhë treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 para Krishtit. Nga monedha mësojmë emrin që ka patur qyteti në atë kohë, Scodrinon.
Në vitin 181 para Krishtit bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II para Krishtit në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Aty kalonin rrugë tregetare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja.

Ajo pushtohet dhe bëhet kryeqendër e shtetit të Zetës në shekullin e Xl. Më pas vjen pushtimi i shkurtër bullgar. Në shekullin XIV bëhet qendër e rëndësishme autonome me institucione të zhvilluara dhe në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së familjes Balshaj. Më 1396 kalon nën sundimin e Republikës së Venedikut e cila rikonstrukton kalanë dhe qytetin e quan Scutari. Qyteti ka institucione dhe ligje si çdo qendër e zhvilluar veneciane në Adriatik.
Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi rezistencën e popullit shqiptar ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100.000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar.
Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani françeskan humanisti At Marin Barleti. Libri i tij: “Rrethimi i Shkodrës”, u botua në Evropë në vitin 1504.
Pas pushtimit qyteti u rrënua por dalëngadalë u rimëkëmb dhe në shekullin e XVII u bë qendër sanxhaku e Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë qyteti ka mbi 1800 shtëpi dhe ka filluar të shtrihet në fushën ku është sot. Zhvillohen zejtaria, punimi i armëve, punimi i mëndafshit, i bakrit dhe i stolive prej argjendi.

Në shekullin XVIII bëhet qendër pashallëku nën sundimin e familjes vendase të Bushatlive. Më 1787, Mahmut Pasha i Bushatlive tentoi për herë të parë krijimin e një principate të pavarur shqiptare, që më vonë u shtyp nga perandoria osmane.
Më 1718 janë hapur në Shkodë agjencitë e para konsullore. Më 1730 krijohet Dhoma e Tregtisë. Nga viti 1807 deri me 1809 ndërtohet bexhisteni në zonën tregtare në rritje të qytetit.
Në shekullin e XlX rritja ekonomike ecën me ritme të larta. Qendra tregtare ose pazari ka rreth 2500 dyqane dhe është më i madhi në Ballkan. Qyteti arrin në 50, 000 banorë dhe bëhet qendër Vilajeti. Këtu prodhohen veshje kombëtare, pëlhurë, lëkurë, duhan, barut, që eksportohen. Ushtrohen 80 profesione. Në qytet janë 6 konsullata të fuqive europiane dhe vendeve fqinje. Në vitin 1867 qyteti bëhet qendë e Arqipeshkvisë. Ka institucionet tregtare të kohës, gjykatë, drejtori postale, dogane.

Megjithatë ishin shkodranët që dhanë sinjalet e para në Shqipëri për rrugën e re të demokracisë që në janar të vitit 1990.
Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shekullin XV me shkrimet e para në gjuhën shqipe. Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XVIII – XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar europiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe, më vonë, kinemaja dhe energjia elektrike.
Firmat e fuqishme tregtare bëjnë tregti me të gjithë botën deri në Japoni, duke sjellë në qytet prodhime egzotike. Në familjet shkodrane nuk mungojnë pianofortet dhe pikturat e klasikëve botërorë…
Zanafilla e Shkodrës.

Në vitin 1396 qyteti antik do të pushtohet nga Venediku, sundimi i të cilit u ndërpre nga një varg kryengritjesh te popullsise.
Kështjella Rozafa është monumenti historik me i vjetri, e cila filloi të ndërtohet në shek V-IV para Krishtit ndermjet lumit Drin dhe Buna. Ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushën bregdetare, hyrjen në liqenin e Shkodrës si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit në Lindje. Kështjella ka një histori të gjatë luftarake dhe te lidhur me qytetin e Shkodrës ka një gojëdhënë popullore.
Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijne rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).
Kisha me e vjetër në Shkodër është ajo e Sh’na Ndout dhe Kisha e Shën Kollit, në anën tjetër të Bunës.
Nuk ka ndonjë dokument konkret, për të argumentuar të dhënat e ndërtimit të Kishës së Zojës së Këshillit të Mirë, që njihet si Pajtorja e Shqipërisë.

Por nga brezi në brez besimtarët katolik kanë mbajtur gjallë me veneracion bindjen në mrekullinë e datës 25.04.1467, ku këtë ditë figura e Zonjës se Shkodrës, që gjendej në një afresk të Kishës në fjalë, u shkeput nga vendi dhe e ndjekur prej dy katolikëve shkodranë të quajtur De Xhorxho dhe De Skavis, shkoi e zuri vend në Kishën e Genazzano (në Itali).
Karnavalet në Shkodër festohen që para ardhjes së pushtuesve osman. Në 1499-1500, ndërtohet Ura e Bunës nga osmanët. Thuhet se ka qenë ndertuar një tjetër më parë përballë ish Fabrikës së Çimentos, por se kur nuk dihet.
Që në vitin 1565 Shkodra do të ketë Shtypshkronjë. Në shek XVII ne Shkoder ndertohet rruga “13 Dhjetori” nen ndikimin venecian.
Në 1718 Shkodra do të ketë 7 selite e konsullatave të Fuqive të Mëdha të Evropës. Si port përdorej Oboti e Ulqini e me vonë Shën Gjini. Në vitet 1757-1831 Shkodra është nën sundimin e Bushatlinjve. Familja feudale shkodrane e qeverisi pashallekun e Shkodrës në formën e një dinastije të trashiguar thuajse të pavarur.
Në 1807-1809 ndërtohet Bexhisteni, i cili përmbante 2.500 dyqane të stilit persian (iranian).

Pazari i Vjetër ishte një kompleks i rëndësishëm i ngritur përbri kodrës mbi të cilën ngrihet kalaja Rozafa, dhe ku ushtroheshin rreth 80 lloje zejesh. Afër Pazarit ekzistonte një molo në lumin Bunë, ku akomodoheshin barka e anije të vogla ndërmjet të cilave Shkodra dhe Pazari i saj lidheshin me Adriatikun.
Rreth viteve 1840 ngrihet ndërtesa e bibliotekës se Bushatlinjve. Biblioteka kishte afro 3 000 volume teologjike, jurisprudence, tekste shkencore, filozofike astronomike e deri në ekzemplare. Libra me vlera u grumbulluan me vonë edhe nga bibliotekat e urdhrave katolike Jezuite e Françeskane. Po këtë periudhë u themeluan shoqëritë letrare, kulturore e sportive si Bashkimi dhe Agimi.
Arkitekti, piktori Pjetër Marubi fillon punimet e tij te para fotografike ne vitet 1858-1859. Ai lidh miqesi me familjen e Rrok Kodhelit, fshatar nga Kodheli i Zadrimes. Djemte e Kodhelit, Matia dhe Mikeli, te apasionuar pas fotografise do te drejtojne punimet fotografike ne vitet e me vonshme dhe do te njihen me mbiemrin Marubi. Ne 1970 fototeka e pasuruar prej 150.000 negativesh iu dhurua shtetit.

Me 7 prill 1858 themelohet Katedralja e Shkodrës, një ndër objektet kristiane më të bukra në Ballkan asokohe.
Fillimet e institucionit te Bashkise ne Shkoder datojne ne vitin 1865. Ne fillim u quajt “Beledie” deri ne vitin 1913, prej ketij viti e deri me 1920 “Perlimtare” dhe me pas Bashki.
Shkodra ne vitin 1870 kishte 50.000 banore. Ne vitin 1875 fillon ndriçimi i rrugeve naten me llamba vajguri nga Bashkia e Shkodres. Deputetet e pare shkodrane nisen ne parlamentin turk ne vitin 1877 jane: Jusuf Podgorica, Selim Gjyrezi, Ejll Paloka dhe Filip Risto Vuçkoviq.

Ne vitin 1878 ngrihet ne Shkoder banda e pare muzikore e vendit. Po kete vit hapet shkolla e Jezuiteve e para per popull.
Themelohet ne 1880 Muzeu i Jezuiteve, i cili ishte i ndare ne disa seksione me permbajtje shume interesante e teper te hershme.
At Shtjefen Gjeçovi, diletanti i arkeologjise, i cili ka qene edhe mbledhes dhe perpiluesi i Kanunit te Leke Dukagjinit, themelon Muzeumin e Françeskaneve ne vitin 1890.
Sahati i Inglizit, objekt historik i periudhes se aristokracise mesjetare, eshte ndertuar me fondet e Lordit anglez Paget, i ardhur ketu rreth çerekut te fundit te shek XIX .
Ne Shkoder ne vitin 1890 ndertohet “Teatri i Kolegjit Saverian”. Qyteti me 1 qeshor 1905 perjeton ngjarje katastrofale nga termeti qe shkaktoi deme te medha, vdesin 159 vete dhe plagosen 250 te tjere. Lekundjet do te zgjasin afro nje vit. Lagjet e vjetra pothuaj u sheshuan, permbyten shumica e tokave.
Shfaqja e pare kinematografike ne Shqiperi njihet ne Shkoder ne vitin 1912 nga Kol Idromeno. Shkodra ka ne vitet 1913-1914 shkollen e pare laike. Po ne nentorin te ketij viti ngrihet per te paren here flamuri Kombetare ne bashkine e vjeter. Ne 1913-1914 qyteti administrohet nga fuqite e medha, nga komisioni Nderkombetar.

Po kete periudhe u themelua seminari Jezuit dhe kuvendi françeskan, me mbeshtetjen e klerit katolik.
Shkodra, si qytet i lashtë përkrah disa qyteteve te rëndësishme te Bashkanit dhe Europes, ka luajtur nje rol ekonomik, politik dhe kulturor shume dimensional, qe duket nga burimet e ndryshme qe citova pak me lart. Shkodra e Gentit dhe e Teutes eshte sot per ne shqiptaret ndera dhe krenaria e perhershme, perpara se ciles une dhe te gjithe shqiptaret perulemi me respekt te thelle.