Aktorja Rudina Dembacaj ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet pranë pemës së Krishtlindjes së bashku me vajzën e saj Viktorian.
“Gjithçka dua për Krishtlindje je ti Viktoria ime”, shkruan Rudina duke falenderuar Rezarta Shkurtën për videon. Mirëpo përpos komenteve të ëmbla, në sy ka rënë komenti i një ndjekëseje e cila e pyet Rudinën për bashkëshortin.
Komenti i ndjekëses: “Padyshim qe nje kujtim shum i bukur bravo Rezarta. Nje pyetje babai vajzes ku ndodhet? Po e drejtoj pyetjen jo se kam ndonje interes te madhe por duke qen se shume VIP-a kur ndahen u servirin njerzve nepermjet mediave qe “jo ne jemi shume shok te mire”, “jo do jet gjithmone prezent prane vajzes . Ndoshta Victorias mund ti mungoj prezenca e te atit ketu sepse Krishtlindje do te thote ndryshe familje, feste, gezim. Nuk dua te te gjykoj por as mund te pajtohem dot me idene ne ndahemi po ne jemi ketu per ty pra ne nuk jemi Amerikan”, shkruan ndjekësja së cilës Rudina nuk ia ka lënë mangët përgjigjen.
Moter Krishtlindjet nuk kane ardhur akoma! Nuk i mungon asnje moment babai e dashur. Te jesh e bindur qe unë dhe babi i vet, e duam shume me shume se ti. Faleminderit, i përgjigjet Rudina.
Ndjekëses i ka kthyer përgjigje edhe Rezarta Shkurta e cila jep edhe një mesazh.
“Meqe me ke permend po ta kthej dhe une nje pergjigje me sakt dhe une nje pyetje meqe je drejtuar me nje te tille! Nuk mendon se me kete qe ke shkruar je nje njeri i keq? Familjet jane te ndryshme, dikush ka vetem nenen, dikush babain, dikush te dy po jetojne ne shtepi te ndryshme dhe mund ti japin boten femijes, dikush jeton ne nje çati por jane te pa lumtur, e dikush keshtu e ashtu! Femijen nuk e ben te palumtur vendimi i prinderve, femijet i vrasin njerzit si puna jote, qe flasin, pergojojne, apo lene nje koment negativ ne nje video apo moment ku ka dashuri! Andaj mos u shqeteso per Rudinen , por shqetesohu per veten tende qe ke negativitet dhe kete e shpreh dhe ne nje koment publik. Nuk ta ka fajin as Rudina e askush tjeter qe e ke jeten aq bosh sa ke kohe te lesh koment tek nje njeri qe se njeh personalisht! Mere si keshille, mbush si fillim jeten tende, do transmetosh me shume miresi!”, shkruan Rezarta.