Një aksident rrugor është regjistruar në Ballsh, ku një person është plagosur rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Fratar- Ballsh, ku një automjet është përplasur me motoçikletën, e për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i kësaj të fundit. 49-vjeçari i identifikuar si Jonuz Mucaj është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Nuk dihet ende shkak i aksidentit, e ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.