Një tërmet i fortë është ndjerë pak më parë në vendin tonë fqinj, Greqi. Lëkundjet e tokës kanë qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Raportohet se tërmeti ka qenë me epiqendër 35 kilometra në jug të Chanias në Greqi. Ai është ndjerë nga banorët rreth orës 15:35 të pasdites.

Gjatë këtyre 31 orëve të fundit, zona e Kretës në Greqi është tronditur nga disa tërmete. Ky me magnitudë 4.5 ka qenë lëkundja e tretë brenda këtyre orëve.