Pas tërmetit që goditi vendin e gjithë qeveria është e angazhuar në akomodimin e familjeve të prekura nga tragjedia e rëndë. Ditën e djeshme, kryeministri Rama shoqëroi disa nga anëtarët e familjes Lala, të cilët janë edhe më të dëmtuarit nga tërmeti.
I pranishëm gjatë akomodimit të familjes ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti.
Dhe teksa ngjitnin shkallët e pallatit, Rama ka vënë re disa detaje të vogla, shkarravitjen e mureve. Këtu nisën edhe batutat mes tij dhe kryebashkiakut Veliaj. Kreu i qeverisë i kërkoi kryetarit që lyerja e mureve të bëhet sa më parë.
Por, i pyetur në “Shiko Kush LUAN”, nga fëmijët, se a i leu shkallët e pallatit që i tha kryeministri Rama, Veliaj u përgjigj duke thënë se kryeministri nuk e kishte pasur me të, por me administratorin e pallatit, i cili i leu brenda asaj dite.
“Xhaxhi Edi po ia thoshte atij djalit që është administratori. I ziu jo vetëm që e leu murin, jo në 4 të mëngjesit , por menjëherë pas atij takimi”. u përgjigj kryebashkiaku Veliaj.