Kryeministri Edi Rama është sot në Bratislavë, ku Shqipëria pritet të marrë kryesimin e OSBE-së për vitin 2020.
Sigurisht nuk mungoi as një video e kreut të qeverisë me këmbët në tavolinë, ku më pas rrufiti dhe kafen, dhe po jepte direktivat për vartësit e tij, që po i përgatisnin fjalimin, që do të mbante në asamblenë e OSBE.
Rama dëgjohet duke i dhënë direktiva fjalimshkruesit, ku të përfshijë dhe arritjet që ka pasur Shqipëria së fundi në fushën e ligjeve.
Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisē sē OSBE për vitin 2020.
Nder dhe pērgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE, shkruan Rama në video.