Pas ditës të tërmetit, në media ka pasur shumë denoncime se punonjësit e administratës po detyrohen të japin rrogat e tyre si ndihmë për tërmetin.

Por edhe pse nuk kanë munguar denoncimet konkrete, kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë se askush nga administrata nuk është detyruar të japë para për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti.
Refuzoj komplet atë shpifjen tjetër që medemek ne paskemi detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga se nuk kemi lekë, asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese, të gjithë kanë qenë të ftuar të japin kontribut vullnetare, tha Rama.

Pas tij reagoi edhe ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, që publikoi sërish dokumente që tregojnë të kundërtën e asaj që pretendon Rama.

“Sa më e madhe fatkeqësia, aq më intensive dhe e pamëshirshme makineria e propagandës së Edi Ramës që përmes mashtrimit nuk kursen askënd as fëmijë, as persona me aftësi ndryshe, as gra e të moshuar, as policë apo profesionistë.

Sot, Kryeministri Rama mashtroi përsëri kur tha që nuk i kanë detyruar punonjësit të japin lekë nga rroga e tyre. Po postoj eshe një herë Urdhërin e paligjshëm 1933, dr 27.11.2019 që urdhëron mbajtjen e pjesshme të pagave të policëve në Shkodër.

Duke keqpërdorur qëllimshëm vendosjen antikushtetuese të gjendjes së jashtëzakonshme, interesi kryesor i Kryeministrit këto ditë është të hapë sheshe ndertimi. Ndaj edhe s’u jep qytetarëve akt ekspertimin per shtëpitë e pallatet,” tha Vokshi.

Image

Image