Pas tragjedisë së rëndë të 26 nëntorit, një nga familjet më të prekura ishte ajo Lala.

Rama publikoi një video nga akomodimi i kësaj familje, pas shkatërrimit të banesës nga tërmeti.

Rama teksa iu tregoi familjarëve banesën e tyre të re, i dha edhe urdhër kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt që të nesërmen të çohej në orën 4:30 të mëngjesit dhe personalisht të vinte në godinë për të lyer shkallët, pasi sipas tij muret ishin të papastra.

Por a ka ndodhur në të vërtetë kjo, a janë lyer shkallët e pallatit dhe a janë hequr “shkarravinat” për të cilat u ankua Rama?

Emisioni Boom, ka shkruar në këtë pallat, ku rezulton se urdhri i Ramës nuk është zbatuar. Muret janë sërish me shkarravina dhe Veliaj mesa duket nuk e ka lyer shkallën.

"BOOM" – Rama, Erion Veliajt: Do lyesh shkallët nesër, ti personalisht A është zbatuar urdhëri?

"BOOM" – Rama, Erion Veliajt: Do lyesh shkallët nesër, ti personalisht A është zbatuar urdhëri?#rtvora #boom Like Emisioni "BOOM" – Ora News

Posted by Ora News on Wednesday, December 4, 2019