Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe gazetarëve, që të dorëzojnë pranë këtij institucioni pasaportat e shërbimit.

Në njoftimin për shtyp kërkohet që gazetarët që janë pajisur me pasaporta shërbimit të vlefshme, duhet t’i dorëzojnë ato pranë MEPJ-së, në të kundërt Ministria e Jashtme do të jetë e detyruar të marrë masa, duke i nxjerr ato të pavlefshme.

Kërkesë drejtuar mediave për dorëzimin e pasaportave të vlefshme biometrike të shërbimit që posedojnë punonjësit e tyre