Mbi 1000 procedime penale të cilat janë duke u ndjekur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që brenda datës 19 dhjetor të transferohen në rrethe ndërsa një numër më i vogël afro 100 t’i kalojnë për kompentecë SPAK njoshur ndryshe si prokuroria kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Report Tv ka mësuar se prej fillim javës prokurorët e krimeve të rënda kanë nisur inventarizimin e dosjeve dhe dorëzimin e tyre në sekretari me vendime mos kompetence e transferime në rrethe si dhe kalimi për kompetencë e SPAK.
Mënyra e dorëzimit të dosjeve pranë SPAK, prokurorisë e cila pritet të funksionojë në të njëjtën godinë në të cilën aktualisht janë krimet mësohet se do të bëhet pas një udhëzimi që do të nxjerrë kryeprokurori i ri Olsian Cela.