Pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit i është vënë shiriti edhe Komisariatit të Kurbinit, pasi rrezikon shembjen.
Mijëra banesa në vend janë të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama sot deklaroi: “Në Durrës 4121 objekte të inspektuara -1735 të pabanueshme, por vetëm 59 për t’u shembur.
Në Tiranë 3656 objekte të inspektuara-604 të pabanueshme dhe 2656 me dëme të rënda. Në Lezhë të dëmtuara rëndë 55 pallate dhe 13 institucione”.
Një ditë më parë iu vu shiriti dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Tiranë dhe dy shkollave në kryeqytet.
Ndërkohë nga ana tjetër ka nisur edhe shembja e objekteve.
51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit.