Shkrimtari Agron Tufa i është përgjigjur deklaratës së deputeti socialist, Spartak Braho, i cili ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, e kërcënoi duke iu drejtuar me fjalët: “Unë i pari, por edhe të tjerë, mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet”.

Përmes një statusi në “Facebook”, Tufa ironizon deklaratën e Brahos, duke u shprehur se si do ta bënte këtë gjë deputeti socialist dhe ‘ushtria e tij e fantazmave’, përfshirë edhe Fatos Tarifën.

Teksa poston kërcënimin e Brahos, Tufa shkruan:

P.S: mua si shkrimtar, joindiferent ndaj vetes, më bën përshtypje jo pyetja “pse”, por pyetja “SI”. SI do ta bëjë këtë Taku dhe ushtria e tij e fantazmave me hajdutë të dhjamosur si shoku Fatos Sevo Tarifa?