Tërmeti i 26 nëntorit shënoi tragjedinë më të madhe të dekadave të fundit në Shqipëri, ndërsa 52 persona humbën jetën.

Prej ditësh Rama zhvillon mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, ndërsa sot ditën e ka nisur me një shprehje të Profetit Muhamed.

“Cila është fytyra më e bukur e Islamit? Jepu të hanë njerëzve dhe ndihmo të shpëtohen ata që njeh, sikundër edhe ata që nuk njeh”, është kjo thënia e publikuar nga Rama.

Ndërsa sot në mbledhjen e qeverisë, Rama bëri me dije se të dielën do të mbahet në StaMboll konferenca e madhe e donatorëve, mbështetur nga Presidentit Erdogan por edhe përfaqësues të tjerë të vendeve islame. /abcnews.al