Në emisionon “Porta Porta” të Bruno Vespës në “Rai Uno”, kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se 25-vjeçarja Kristi Reçi, e cila humbi jetën gjatë tërmetit të 26 nëntorit, ishte e fejuara e djalit të tij, Gregut.

I pyetur nga gazetari italian, Bruno Vespa, Rama tha se është e vërtetë që është larguar nga kjo jetë e dashura e djalit të tij, por nuk preferoi të flasë për këtë ngjarje të trishtë. Ai theksoi se kjo humbje e madhe shtoi detyrimin e brendshëm të tij për të bërë gjithçka.
Kristi Reçi humbi jetën në tragjedinë e 26 nëntorit bashkë me babain e tij Eduard Reçin, 54 vjeç, nënën Dolora Reçin, 49 vjeç, Klaus Reçin, 21 vjeç. Ata u përcollën për në banesën e tyre pak ditë më parë. Kristi Reçi ishte studente në Fakultetin e Mjekësisë. Pikëllimin dhe trishtimin, djali i Ramës e ka shprehur edhe në rrjetet sociale. Vetëm një ditë më parë në Instagram ai ka treguar gjendjen e tij shpirtërore pas humbjes së madhe: “Zemra e një burri është shumë e ngjashme me detin. Ka stuhitë e veta, ka tërheqjet e veta. Dhe në thellësitë e veta gjenden dhe perlat.”