Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fudmi vizitoi Shqipërinë pas tërmetit tragjik që preku vendin tonë të martën e 26 nëntorit.

Ajo gjatë kohës që vizitoi fshatin Bubq tregoi se do të ndihmojë dy familje duke ju ndërtuar shtëpi të reja nga e para, dhe më pas ajo u largua drejt SHBA-së,ku kishte edhe një nga koncertet e rradhës në Çikago.

Ndërkohqë në një intervistë që Bebe ka dhënë për emisionin “Pasditja ime”, ka pohuar se së shpejti do të vizitojë sërish Shqipërinë, por këtë herë për një koncert.
Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se kishte shumë dëshirë që të bënte një këngë me këngëtaren shqiptare Dua Lipa dhe, Rita Ora-n dhe Ava Max.

Gjithashtu Bebe ka shpjeguar se është ndjerë shumë keq kur ka mësuar për lajmin tragjik në Shquipëri.