Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka takaur qytetarë të cilët i janë ankuar, pasi nuk kanë marrë ndihma pas tërmetit. Edhe pse qytetarët kanë qenë të revoltuar sërish Rama ka gjetur kohën për batuta me ta.
Kreu i qeverisë teksa po fliste me njërin prej tyre, i mori çantën dhe i tha se e ksihte Xhorxho Armani, gjë që shkaktoi dhe hilaritet tek të pranishmit.
BATUTAT E PLOTA
Qytetari: Kjo ishte një fatkeqësi që na i dha zoti.
Rama: Ta dha zoti, por duhet të nxjerrim dhe ndonjë mësim nga kjo gjë, nuk është keq ëëë? Mos me e harru këtë?
Qytetari: Mos me e harru zengjinat se në fukarenjtë…
Rama: Jo zengjinat jo, të gjithë mos me harru.
Qytetari: Unë them zengjinat…
Rama: Shumë nga ata që e kanë pësuar që i kanë hedur të gjitha kursimet i kanë hedhur për një shtëpi, por i kanë ndërtuar me tela bunkerësh, por nuk bëhet me tele bunkerësh kjo.
Qytetari: Nuk e di, por kjo është një tragjedi.
Rama: Dhe kaq fukara nuk je ti, se çantën e paske Xhorxho Armani. (shkon i merr çantën dhe tenton t’ja hap)
(Qytetari nuk e lejon ta hap) Rama: Lere, lere, lere.
Qytetari: Hape.
Rama: Nuk hap gjë jo.
Qytetari: Hape
Rama: Mos u anko, ke dal ta mbyshësh sot gjatë ditës. Për ç’a e mban?
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, i shoqëruar nga Komisioni për Krizat në BE, Janez Lenarcic. Rama tha se shumë shpejt do të jetë fatura e të gjithë dëmeve. Komisioneri i BE, u shpreh se ai është në Shqipëri për të treguar solidaritet. Rama gjatë visitës ka takaur dhe banorë më të cilët ka bërë batuta dhe ka dëgjaur shqetësimet e tyre.