Disa të rinj mbrëmjen e së mërkurës kanë marrë një iniciativë përmes videove me hashtagun #prangashtetit. Ata kanë bërë thirrje që kjo nismë të vazhdojë të përhapet akoma më shumë përmes rrjeteve socialeve ku edhe do publikohet videoja me këtë hashtag.
Mësohet që kjo inisiativë është marrë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në emisionion italian, “Porta Porta”, ku ka folur edhe për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.
Sipas të rinjve që nisën këtë lëvizje me një hashtag të tillë, kundër shtetit: Prangashtetit, do të ishte një ndër lëvizjet më të mira në media.
Një ndër arsyet e kësaj nisme tregohet edhe me komentin e producentit shqiptar Koloreto Cukali, i cili shkruan se Kryeministri Rama, po bllokon artikujt kritikë, mediat që janë kritike ndaj tij, duke mos lejaur median, ndryshe pushtetin e pestë për të shprehur mendimi dhe fjalën e lirë.