Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është shfaqur në fund të një transmetimi live të kryeministrit Edi Rama në ERTV. Në momentin që transmetimi do të përfundonte dhe Rama po largohej, në kamera shfaqet Dako, që i thotë shefit dhe bashkëpunëtorit të tij të afërt, “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”.
Në këtë moment, personi që filmon për televizionin e Ramës, ERTV, e ka larguar kamerën nga Dako, por pak sekonda kanë mjaftuar për të shquar siluetën e vogël të kryebashkiakut, i cili sot është në qendër të vëmendjes sepse ka dhënë leje të panumërta ndërtimi në qytetin e Durrësit edhe në vende të papërshtatshme për të ndërtuar.
Kujtojmë se dy ditë më parë, kryeministri përzuri me ulërima një banore, vetëm se ajo guxoi të kërkonte llogari për veprimet e Dakos në Durrës.
/TPZ.al/
VIDEO:
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/2251496785149117/