I ftuar së fundmi në emisionin Glamour Zone ishte Xhani Demika, i njohur edhe si menaxheri i VIP-ave.
Gjatë intervistës së tij, moderatorja sfidoi Xhanin dhe i kerkoi atij të telefononte një person të afërt dhe ta akuzonte për diçka që ai/ajo nuk e kishte bërë.
Sigurisht që e gjitha ishte në kuadrin e shakasë dhe ai vendosi të telefononte një nga mikeshat e tij më të mira, Genta Gjalpin.
Ai mori në telefon Gentën dhe e akuzoi se kjo e fundit kishte folur keq për të.
Jam me nerva, ça janë këto muhabete, ti me kë ke fol, ke përhapur llafe për mua, jo menaxhon këtë, jo mashtron ky i tha Xhani.
Duket se Genta nuk i priti mirë fjalët e mikut të saj dhe shpërtheu në ofendime.
Po ti qënke psikopat fare Mbush nga mendja ti mo? Debil! O ti k, iu kthye Genta.