Nga Aranita Brahaj
Pak orë pas tërmetit zoti Arben Malaj, ka bërë një deklaratë publike duke kërkuar bllokimin e aseteve të kompanive të ndërtimit deri në momentin që verifikohet që papërgjegjshmëria e tyre nuk ka kushtuar me jetë apo dëme materiale për qytetarët.
Në fakt shumë firma ndërtimi kanë asete dhe llogari të mira dhe njëkohësisht kanë përgjegjësi për cilësinë e punimeve në strukturë, armaturë, dhe struktura ashensorësh. Nëse vërtetohet që defektet janë si pasojë e zbatimit të punës nga firma qytetarët e dëmtuar mund të përfitojnë nga Paditë Civile për dëmshpërblim.
Mendoj që ky propozim “bllokimi i aseteve” duhet të ishte të paktën për një deri dy javë, deri në përfundimin e Inspektimeve me vlerësim “kushte pabanueshmërie ose vlerësim dëmit si dëm për shkak të mosrespektimit të projektit”.
Propozimi i artikuluar publikisht nga Malaj, nuk është reflektuar. Sot edhe Malaj po shkarkohet (propozohet).
Inspektimi nuk dihet kur përfundon dhe ekspertët nuk janë emëruar me një shkresë zyrtare si ekspert të rastit pasi shteti nuk bëri ndonjë plan ekspertimi por e la si proces vullnetar dhe spontan.
Personalisht inkurajoj çdo qytetar që ka blerë një apartament të ndërtuar keq në strukturë apo muraturë (edhe muret vrasin) nga një kompani ndërtimi sot të bëjë Padi Penale dhe Civile.
Di njeri kur mbaron ekspertiza e urdhëruar nga shteti. Di njeri sa akt ekspertimi pushteti vendor ja ka dorezuar prokurorise.
Në inbox pres emrat e shoqërive ndërtuese ku keni blerë dhe sot keni shirit të kuq, ekipi që punon për Open Corporates Albania mund të bëjë një verifikim të statusit të shoqërisë (aktive apo e falimentuar) dhe gjendjes financiare .