Policia po vijon hetimet për vrasjen e 47-vjeçarit Artur Bresha mbrëmjen e së mërkurës në Tepelenë, ndërsa nuk është gjetur ende autori. Deri tani janë sekuestruar vetëm pamjet filmike nga kamerat e sigurisë pranë kantierit ku u krye edhe vrasja.

Dyshohet se shkak për vrasjen e 47-vjeçarit të kenë qenë borxhet që viktima ka pasur, ndërsa vëllai i tij që mbeti i plagosur ka qenë i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Viktima Artur Bresha ka qënë i vetëm në kantier dhe momentin e ngjarjes mësohet se nuk ka patur asnjë dëshmimtar. Ndërsa i vëllai që u plagos me tre plumba tek marketi i familjes, Artan Bresha ka patur një histori të mëparëshme të lidhur me tregëtimin e lëndëve narkotike.

Burime të ABC News tregojnë se viktima 47 vjeç ka patur shumë borxhe dhe kjo është një nga pistat që policia po punon për të zbardhur shkakun dhe autorët e vrasjes.

Po nuk ka lënë pas dore dhe pistë që lidhet me të kaluarën e të plagosurit. Grupi i hetimit ka shkuar sërish në kantier dhe po mbledh cdo provë të mundëshme.

Deri më tani nuk është shoqëruar askush për ngjarjen e rëndë, por janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë