Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj është pezulluar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi u publikua sot në Fletoren Zyrtare.

Në një lidhje telefonike për “Abc News”, Arben Malaj tha se “do të përballem sy më sy me Edi Ramën”.

“Le ta lëmë fokusin tuaj te pasojat e termetit”, tha ai duke kërkuar që media të mos fokusohet shumë tek këto veprime sipas tij të pamoralshme të qeverisë.

Unë, tha Malaj, që ditën e parë i kam shërbyer vendit tim. Garantoj opinionin publik se i kam shërbyer me dashuri, profesionalizëm dhe kredibilitet.
Problemi im do të shkojë në Parlament. Këtë unë do ta zgjidh duke u përballë në sy me sy me Edi Ramën.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo, nëse për shkarkimin e tij duhet të vendosë bordi i BSH-së, Malaj tha se “Bordi i Bankës ka konfirmuar unë jam vlerë e shtuar e tij”.