Në Studion e “Abc News” gazetari Artan Hoxha ndau disa arsye se përse sipas tij asnjë nga kandidatët që ishin për tu zgjedhur Prokuror nuk ishte i duhuri. Ai thotë se Prokuroi i Përgjithshëm sot ndihet i kërcënuar dhe kërkon mbrojtje, “asnjë nga tre kandidatët nuk është i duhuri për tu zgjedhur Prokuror”, shprehet ai.
“Pres nga Prokurori i ri të tregojë se është një lider dhe është i aftë të kthejë besimin e qytetarë te organi i akuzës. Sfida e tij më e madhe sot është trupa e Prokurorisë sepse sot ato u ngjajnë emergjencave civile. Prokurori i zgjedhur duhet të motivojë këtë trupë prokurorësh që ka në dispozicion. Duhet t’ju a bëjë të qartë që ky vend nuk ka mënyrë tjetër shpëtimi”, tha Hoxha.
Më tej ai shton se Prokurorët që nuk kanë kaluar Vettingun janë një nga arsyet që kanë sjellë dështimin e shumë çështjeve.
Hoxha u ndal te bota e krimit duke theksuar se shumë shqiptarë janë arrestuar sepse bëjnë transport ilegal të klandestinëve që vijnë nga zona e luftës për ti çuar në Europë.
Më tej ai tha se Prokurori i ri ka një sfidë për shkak se ka shumë çështje të pazgjidhura, ai përmend ngjarjet kriminale të pazbardhura në Shkodër, vitet e fundit, 16 të zhdukur në Vlorë dhe bandat nuk janë goditur, tha Hoxha.
Gjithashtu gazetari përmendi dhe bandat në Elbasan dhe vrasjen e Prokurorit në Durrës. Ne njohim vetëm kufomat por nuk dimë se kush janë autorët tha Hoxha dhe mbetet të jetë sfida e Prokurorit Çela./abcnews.al