Përveçse një lojtar që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar, Xhevahir Sukaj është edhe një njeri me vlera të mëdha. Në ditën e djeshme dhe teksa transmetohej emisioni i drejtuar nga Elvis Naçi, Shqiptarët për shqiptarët, një mesazh mbërrin në telefonin e drejtuesit edhe nga sulmuesi i Flamurtarit.

Ky i fundit ka dhuruar 1 mijë euro për familjet e prekura nga tër.meti, për të kontribuar sadopak në këtë vështirësi të madhe që po kalojnë njerëzit, sidomos në Durrës.

Një gjest për t’u vlerësuar nga Sukaj, që edhe njëherë tregon shpirtin e bamirësisë. SportEkspres