Për të fituar, duhet të shënosh gjithmonë një më shumë se kundërshtari, Vllaznia nuk fiton prej 4 ndeshjesh për faktin e thjeshtë se nuk ia del të shënojë prej plot 360 minutash. Skuadrës së Mirsad Jonuzit i duhet të prishë sa më shpejt agjërimin për të mos rrez.ikuar të vërë në dyshim një kampionat të nisur mirë e madje në seri të caktuara ndeshjesh duke dalë sipër pritshmërive pas një vere plot problematika.

Janë reale dhe kjo seri prej 4 ndeshjesh pa shënuar i nxjerr më shumë në pah. Në Shkodër, në qytetin ku mund të krenohen me “bom.berin” më të mirë të historisë së kampionatin Shqiptar, Vioresin Sinanin, rekordi i të cilit mbetet ende i path.yer duhet të gjejnë njeriun e duhur para porte për të bërë një kampionat të mirë.

Skuadra ka ekuilibër, prodhon lojë e madje një mbrojtje solide. Senatorët si Gilman Lika apo Ndriçim Shtubina i japin cilësi sa i përket ndërtimit të lojës dhe aksioneve, megjithatë një qendërsulmues i aftë që të garantojë një shifër të kënaqshme golash ende mungon. Nën rendiment Maranhao, autor i vetëm një finalizimi apo dhe Sinho, që si kartëvizitë nuk ka dhuruar golat por ndonjë moment nervozizmi të tepruar. Deri më tani nuk është se e kanë ndihmuar Mirsad Jonuzin, që ka ditur t’i japë skuadrës një fizionomi për t’u respektuar, por që mbetet ende pa njeriun gol. Ndoshta është kjo dëshira më e madhe e trajnerit për festat e fundvitit, e natyrisht për merkaton e janarit. /SuperSport