Policia e Tepelenes ka dhene detaje nga kri.mi qe tronditi sot Tepelenen, ku nje person mbeti i vra.re pas te shtenave me ar.me zjarri dhe u pla.gos vellai i tij. Sipas burimeve zyrtare, në rrethana ende të paqarta është vra.rë me ar.më zjarri shtetasi Artur Bresha, rreth 47 vjeç, si dhe është plag.osur në këmbë vëllai i tij, Artan Bresha, rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se vrasja ka dyshime të ketë ndodhur për has.mëri të vjetra. Artur Bresha ka qenë emigrant, ndersa tani punonte roje te by-passi, ndërkohë që vëllezërit kanë edhe një dyqan në Tepelenë.

“Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vra.rë me ar.më zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është pla.gos.ur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.”, thuhet ne njoftimin e policise.