Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Teatri Kombëtar, atje ku u iniciua edhe aksioni për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti, shprehu mirënjohje për kontributin e artistëve dhe të gjithë atyre që iu bashkuan kësaj nisme.

Teksa e cilësoi Teatrin Kombëtar monument i solidaritetit dhe qëndresës, Basha tha se sot kjo godinë nxorri ‘lakuriq’ qeverinë prej kartoni.

Por, gjatë vizitës disaminutëshe të liderit të opozitës, nuk kanë munguar as lotët dhe emocionet.

Basha e përjetoi mes lotëve rrëfimin e aktivistet Adriana Kalaj, e cila po tregonte peripecitë e saj gjatë tentativës për rrëmbim nga Policia e Shtetit.

Live nga Teatri Kombëtar, ku ka qënë edhe pika më e madhe e grumbullimit të ndihmave për banorët e prekur nga termeti

Live nga Teatri Kombëtar, ku ka qënë edhe pika më e madhe e grumbullimit të ndihmave për banorët e prekur nga termeti

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, December 4, 2019