Kreu i shtetit, Ilir Meta ndodhet në Kosovë për ceremoninë e vlerësimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës ku ka takuar edhe familjen Abazi, që humbi tragjikisht dy djemtë në tërmetin tragjik të 26 nëntorit, në Shqipëri.

Presidenti tha se shqiptarët do të jenë gjithmonë pranë familjes së të ndjerëve Shemsedin dhe Isa Abazi.

Mesazhi i plotë:

“Sot në Gjilan për t’u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi. Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!”, shkruan Meta./Opinion.al