Një person ka mbetur i vrarë në Tepelenë ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë. Viktima është Artur Bresha.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Teplenës. Viktima ishte roje tek një kompani inertesh në Tepelenë kur mbi të është shtënë me armë.
Fillimisht autorët kanë qëlluar me armë automatike për vdekje Artur Breshën dhe më pas kanë shkuar në një supermarket ku qëndronte i vëllai i tij Artan Bresha dhe aty e kanë qëlluar edhe këtë të fundit, duke e lënë të plagosur rëndë.