Artan Bresha, i plagosur sonte në mbrëmje me armë zjarri në Tepelenë, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Bresha është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës me një ton lëndë narkotike marijuanë në vitin 2017.

Lënda narkotike ishte vendosur në brendësi të furgonit me targa TP 0765 B dhe po udhëtonte në drejtimit të Sarandës. Policia u vu në ndjekje të trafikantëve, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre, Artan Bresha, 35 vjeç, nga Tepelena, ndërsa tre personat e tjerë u larguan, tashmë të shpallur në kërkim.

Nga këqyrja që iu bë furgonin rezultoi se në to ishin vendosur 400 pako me pesha të ndryshme, të mbështjella me letër natriban, ndërsa e gjithë sasia e lëndës narkotike arrinte 1 ton, thuhej në komunikatën e policisë.

Nderkohe ne atentatin e mbremjes ka mbetur i vrare edhe vellai i tij Artur Bresha.