Të dhurosh, do të thotë të mos detyrohesh, por ta bësh me zemër.

Mijëra shqiptarë janë solidarizuar pas tërmetit të 26 nëntorit, ku mbeten 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë.

Por, në një shkresë të dalë nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës, të cilin SHQIP e disponon, urdhërohen të gjithë efektivët e Shkodrës të kontribuojnë nga ana financiare për familjet e prekura nga tërmeti.

Konkretisht:

a. Drejtori, Zv/Drejtori dhe Shefat e Komisariateve në masën 5000(pesëmijë) lekë.

b. Shefat e Sektorëve dhe Shefat e Seksioneve në Drejtori e Komisariate në masën 4000 (katërmijë) lekë.

c. Specialistët, ndihmës specialistët dhe punonjësit e tjerë të Policisë në masën 3000 (tremijë) lekë.

d. Punonjësit e tjerë civilë në masën 2000 (dymijë lekë).