Përveçse një lojtar që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar, sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është edhe një njeri me vlera të mëdha.

Në ditën e djeshme dhe teksa transmetohej emisioni i drejtuar nga Elvis Naçi, “Shqiptarët për shqiptarët”, një mesazh mbërrin në telefonin e drejtuesit edhe nga sulmuesi i Flamurtarit.

Ky i fundit ka dhuruar 1 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti, për të kontribuar sadopak në këtë vështirësi të madhe që po kalojnë njerëzit, sidomos në Durrës.

Një gjest për t’u vlerësuar nga Sukaj, që edhe njëherë tregon shpirtin e bamirësisë. Ne fakt kjo eshte shume e rendesisshme dhe per me teper kur bashkohen bashke talenti dhe ndjenja per te ndihmuar te tjeret, vlerat e tij si sportist rriten edhe me shume.

Ne fakt sulmuesi shkodran edhe me perpara ka treguar se i mbeshtet gjithnje njerezit ne nevoje dhe kjo padyshim e ben te lumtur ate.