Zëdhënësja për mediat në Partinë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje përplasjen dje në Lezhë, ku ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kundërshtonte drejtorin e urbanistikës Lezhë, i cili i kërkonte një ekspertizë më të specializuar për një pallat 12 katësh.

Zhupa ka publikuar disa pamje nga ky pallat ku duket mjaft qartë që ka shembje muresh, rënie suvaje dhe plasaritje të thella si në mure dhe në tavane.

“Kjo është gjendja e pallatit 12 katësh në Lezhë që Sandër Lleshaj guxonte në menyrë të papërgjegjshme të jepte mend edhe ti ulëriste banorëve edhe inxhinierit duke e konsideruar prishje normale. Kriminale si e gjithë sjellja e tij në krye të ministrisë së brendshme. Shyqyr që nuk i hodhi gaz helmues për ti shpërndarë!” – shkruan Zhupa në profilin e saj në Facebook.