Pas banorëve të Lezhës edhe ata të Fushë-Mamurrasit kanë debatuar me Ministrin Sandër Lleshaj. Shumë prej tyre ankohen se asnjë grup inspektimi nuk ka shkuar pranë banesave të tyre dhe kanë frikë të hyjnë brenda.
“Ke ardhur vonë, por shumë shumë vonë: i drejtohet një prej banorëve, Lleshajt.
‘Ky e ke shtëpinë do vij ta shoh me ty”, i përgjigjet ministri banorit.
Në këtë zonë ka ende banorë që nuk kanë as një cadër për tu strehuar. E më herët ata kanë debatuar dhe me Kryetaren e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara. Një nga banorët i ka treguar dhe përkatësinë politike.
Banorët që janë pjesë e bashkisë Kurbin kanë shfaqur më shumë ankesa. Shumë nga ata nuk kanë as cadra ose ato që dërgohen nuk janë të mjaftueshme. Po kështu kanë edhe probleme dhe me ndihmat ushqimore./abcnews.al