Është mësuar tashmë se e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic, ish-sulmuesit të Juventusit, Interit dhe Milanit, do të jetë në Itali. Vetë sulmuesi 38-vjeçar në një intervistë për “GQ Italia” e ka pranuar këtë fakt, ndërsa fillimisht është shrehur: “Do të vij së shpejti në Itali, në një ekip që do të fitojë përsëri.”

Këto deklarata kanë bërë që shumë tifozë të pyesin vetën se kujt skuadra i referohet Ibrahimovic. Më pak gjasa ka të jetë Juventusi, pasi skuadra bardhezi është aktualisht fituesja prej 8 vitesh e ‘Seria A’, ndërsa më e favorizuar duket Interi duke parë që këtë sezon po lufton për kampionat, ndërkohë që vetë suedezi e ka pranuar se do të ishte kënaqësi të punonte me Conte-n.

Gjithsesi një dere e hapur është edhe për Milanin që këtë sezon është lënë në baltë nga sulmuesit, pa përjashtuar këtu edhe skuadra të tjera. Ndërkohë futbollisti konkretisht është shprehur:

“Unë do të shkoj në një ekip që duhet të fitojë përsëri, që duhet të rinovojë historinë e tij dhe është duke kërkuar një sfidë kundër të gjithëve. Vetëm atëherë unë do të jem në gjendje të gjej stimujt e nevojshëm për t’iu befasuar përsëri. Ka faktorë të tjerë që duhet të përshtaten dhe në interes të familjes sime. Shihemi së shpejti në Itali.”