Emocionet që të jep sporti gjithmonë janë fantastike. Kur shënohet një gol, një kosh, një pikë, një finish, një rekord etj. Sportdashësit, ata që ndjekin një eveniment sportiv, i shijojnë në mënyra të ndryshme këto gjëra.

Por, pjesa tjetër, ata që janë nëpër shtëpi, lokale a diku tjetër, mundohen t’i përjetojnë këto momente magjike përmes aparateve televizive dhe radiofonike. Pikërisht për këtë arsye, telekronistët dhe radiokronistët marrin edhe më shumë vlerë, për mënyrën si i përçojnë këto momente tek ata që i ndjekin nga larg.

Jo më kot sot po ju risjellim një emër të madh, të paharruarin Ymer Striniqi. Profesor në muajin mars mbush 4 vite që është ndarë nga jeta megjithatë zërin e tij karakteristik e kanë ende parasysh të gjithë sportdashësit shkodranë dhe shqiptarë.

Sot po ju risjellim një video të një ndeshje Vllaznia- Tirana, luajtur para 10 vitesh në stadiumin “Loro Boriçi” dhe mënyra si e komenton profesor Ymeri golin e Sukajt është vërtetë origjinale. Për më tepër ndiqni më poshtë këtë video dhe shijoni edhe njëherë komentin e tij:
© shkodrasport.comVideo Player