Zonja e nderuar, Prof. Dr. Luljeta Bozo meriton një medalje mirënjohjeje, për kontributin e saj të pashoq në qetësimin psikologjik të popullsisë së traumatizuar nga tërmeti shkatërrimtar i datës 26 Nëntor 2019!

Prof. Dr. Bozo, me anë të shpjegimit shkencor të shkaqeve të rënies së ndërtesave dhe humbjeve të jetëve të njerëzve të pafajshëm, pa u lodhur kontribuoi në ndërgjegjësimin e njerëzve të thjeshtë për mënyrën e përballimit të pasojave të tërmetit, rikthimit në jetën e përditshme si dhe rëndësinë e respektimit të normave në ndërtim për evitimin e fatkeqësive të tilla në të ardhmen!