Tërmeti i 26 Nëntorit është dukuria natyrore me pasojat më të mëdha përgjatë viteve të fundit për vendin tonë ku shkaktoi 51 jetë të humbura e qindra të plagosur përfshirë edhe dëme ende të pallogaritshme në banesa dhe biznese.
Durrësi dhe Thumana ishin zonat më të prekura pasi disa ndërtesa i shembi plotësisht e disa i bëri të pabanueshme. Në media kanë qarkulluar pamje të ndryshme për lëkundjet që ka shkaktuar në objekte të ndryshme.
Megjithatë një video është regjistruar në një objekt në Durrës dhe tregon se sa kohë ka zgjatur tërmeti vrastar i mëngjesit të 26 nëntorit.