Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar se mësimi do të nisë pjesërisht në Lezhë, Rrogozhinë, Kamëz, Kavajë me datën 6 dhjetor. Ndërkohë Shahini ka theksuar se Bashkia Tiranë dhe Vorë do të nisë mësimin në datën 9 dhjetor. Po ashtu edhe Qarkun Durrës dhe bashkia Kurbin do të rifillojë mësimin me datën 9 dhjetor.
Dita e Rinisë që është me datën 8 dhjetor dhe i bie ditën e dielë, nuk do të bëhet pushim ditën e hënë më datë 9 dhjetor.
“Në vijim do bëhen njoftime për shkurtime të tjera pushimi që të rikuperojmë kohën e humbur.
Ne bashkine Tirane, përvec fshatit Pezë që shkolla ka dalë jashtë funksionit, ne Tirane kemi disa shkolla qe kanë dëme mesatare dhe aty mesimi rifillon me 9 dhjetor. Per kopshtet dhe shkollat private të hënën nxora urdhër që kopshtet duhet të marrin një konfirmim para se të rihapen, të kemi konfirmim nga instituti që ka bëre vlerësimin e shkollave të tjera, që të jemi të sigurt. Për të gjitha shkollat publike që rrezikojnë mos hapen as më 9 dhjetor do i cojmë në shkollat pritëse.
Në zona rurale, kemi siguruar transport dhe kemi ndarë e buxhetin. Shkollat private që dalin me probleme me godinat pronarët të depozitojnë planet e zhvendosjes së nxënësve e do e monitorojmë me kujdes.
4 800 nxënës kanë shtëpi të dëmtuara oes pabanueshme. Masa kemi marrë që të sigurojmë nxënësit e prindërit që në cdo emergjencë shkollat të jenë gati të përballojnë pa krijuar panik”, u shpreh ministrja.