Është kërcënuar me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për rastin.
Burime bëjnë me dije se Ismaili është kërcënuar përmes SMS-je në celularin e tij.
Mësohet se kërcënimi ndaj Ismailit ka ardhur nga persona të dënuar për akuza të rënda, dhe që do të trajtohen nën masa të rrepta sigurie në sistemin e burgjeve shqiptare, sistemi ’41 bis’
Rregullat që parashikon ligji ‘’41 bis” është vënë fillimisht në zbatim në burgun 313 në Tiranë dhe në burgun e Peqinit, por që kanë hasur në kundërshtitë e të dënuarve.
Ismaili është kërcënuar dhe njëherë më parë me jetë, nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës.
(E.K/Faxweb.al)