Dosja ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur ndaj dy vëllezërve në Tepelenë, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur.

Burime për Dosja bëjnë me dije se atentatorët fillimisht kanë qëlluar me armë zjarri Artur Breshën, të cilin e kanë lënë të vdekur dhe më pas janë drejtuar për tek vëllai i tij.

Artanin e kanë gjetur brenda një supermarketi dhe kanë zbrazur disa plumba të tjerë mbi trupin e tij. Fatmirësisht Artani ka mbijetuar dhe është dërguar për në spitalin “Omer Nishani”, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pavarësisht se mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërsa i vëllai ka ndërruar jetë në vend.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe ka tronditur të gjithë qytetin e Tepelenës. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur apo detaje në lidhje me atentatorët. Ndërkaq mësohet se viktmima punonte si rojë në një kompani inertesh.

(F.M DOSJA.AL)