Zv.kryeministri Erion Braçe ka një mesazh për liderin e opozitës, Lulzim Basha, që vizitoi sot familjet e prekura nga tërmeti në Bubq, por që nuk pati guximin të hynte brenda banesave për të parë gjendjen e tyre. Gjithashtu Braçe bën me dije se banorët të mbetur pa strehë në këtë zonë kanë marrë ndihmat e nevojshme.

Postimi i plotë i Braçes:

Po hajde brenda ooo njeri, hajde!

#NUKTEHA E #NUKTEHAME

Nuk te quhet as bashkepunim,

thjesht komunikim, informim!

Te hysh tek dera e te kthehesh nga rruga per kaq, ne kete situate, nuk ben!

Tani sa per ta ditur;

Ne #Bubq, cdo familje qe ka shtepine te goditur rende-te pabanueshme,

ka marre paketen e plote te ndihmes,

nga cadra tek ushqimet;

Po cojme dhe ilacet tek te semuret kronike.

Nderkohe,

grupet e eksperteve po bejne verifikimet shtepi me shtepi-kane mbyllur tre fshatra te medhenj deri tani.

Shpresoj te te vleje!/ Tiranapost.al