Nga Agron Shehaj
10 mijë persona të pastrehë kanë mbetur nga tërmeti, raporton Zëri i Amerikës. Për t’i strehuar do të duhen rreth 2 500 apartamente. Me një kosto mesatare ndërtimi prej rreth 40 mijë euro për apartament, kostoja totale për ndërtimin e banesave për strehimin e të gjithë të prekurve është rreth 100 milionë euro.
Ndërkohë, 110 milionë euro do t’i paguhen dëmshpërblim nga paratë e njerëzve Becchettit pasi Edi Rama mbylli median që ekspozonte korrupsionin e tij.
Të paktën 100 milionë euro do të shkojnë si kosto e fryrë korruptive në secilin nga koncesionet e Rrugës së Arbërit, Rrugës Milot-Balldren.
Më shumë para do të shkojnë për koncesionet korruptive me kompani guackë të incineratorëve. Të paktën 100 milionë euro është fryrja e kostove në koncesionet e shëndetësisë, gjysma e tyre me kompani offshore. Ndërkohë, luksi dhe kapriçot e Kryeministrit u kanë kushtuar shqiptarëve mbi 500 milionë euro në fasada ndërtesash qeveritare, makiazhe sheshesh, makina, mobilje, udhëtime.
Edi Rama është një kryeministër i korruptuar, ka vjedhur me PPP me kosto të fryra, ka vjedhur me tendera ( Unaza e Madhe) dhe ka vjedhur me kompanitë guackë e offshore.
Në këtë kohë tragjedie, Kryeministri ka deklaruar se koncesioneve dhe oligarkëve nuk do t’u preket asnjë qindarkë. As luksi qeveritar nuk do ndërpritet. Për njerëzit pa shtëpi dhe pa mundësi; duke parë e duke bërë.