Ndërkohë që po takonte qytetarët e Durrësit gjatë ditës së djeshme, kryeministri Rama u përball edhe me një zonjë e cila nuk e kurseu mallëngjimin që ishte në prani të të parit të qeverisë.
“Ai është baba jonë”, tha qytetarja teksa Rama debatonte me një grua tjetër që i kërkonte llogari për lejet e ndërtimit pa kriter të lëshuara nga Vangjush Dako.
Teksa Rama i thoshte largohu gruas që kërkonte llogari për lejet e Dakos, qytetarja vijoi duke thënë se “Rama ishte babë për të gjithë”.
Ndërkohë, një qytetare tjetër, thotë: “Shyqyr që na erdhe, na kënaqe sytë”.