“Një tërmet i dytë ndodhi”, kështu e cilëson shkrimtari Bardhyl Londo largimin e Agron Tufës nga vendi, për të kërkuar azil politik në Zvicër, pasi në vend ishte kërcënuar disa herë.

Shkrimtari Londo shkruan se Shqipëria thyer rekord, pasi një nga shkrimtarët më të njohur në periudhën postdiktatoriale detyrohet të kërkojë stregim politik në një vend për të siguruar jetën e fëmijëve të tij.

“Termeti i dyte ndodhi: Agron Tufen, nje nga shkrimtaret me te talentuar shqiptare e detyruan te braktise atdheun e tij te dashur per te cilin ka bere aq shume. Shqiperia thyen keshtu nje tjeter rekord famekeq: nje shkrimtar nga me te njohurit ne periudhen postdiktatoriale detyrohet te kerkoje strehim politik ne nje vend tjeter per te siguruar jeten e femijeve te tij. Tani le te dale kryeministri dordolec dhe shakaxhi dhe te deklaroje: e cfare ka ketu? Kjo ndodh dhe ne Kroaci dhe ne Bullgari…

Per cudi pas ketij termeti te dyte heshtin shkrimtaret, heshtin organizatat e tyre, hesht. PEN KLUBI.

Po kur do te ndjeheni dhe organizoheni o njerez?”- shkroi ai.