Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shpërtheu në kritika ndaj një zyrtari dhe kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu në lidhje me gjendjen e një pallati 12 katësh.

Autoritetet lokale në Lezhë e kanë vlerësuar të rrezikshëm pallatin dhe u kanë kërkuar banorëve e të dalin jashtë deri në një verifikim të plotë.

Por ky qëndrim, që siç thotë drejtori i urbanistikës, Nik Leka ka për synim mbrojtjen e banorëve deri sa të flasin ekspertët, ka sjellë reagimin e Lleshit, i cili dëgjohet në video duke e kërcënuar zyrtarin lokal pasi sipas tij po përhap panik.

Sjellja e ministrit ka sjellë edhe reagimin e gazetarit Bledian Koka.

Përmes një postimi në Facebook, Koka shpreh revoltën e tij me mënyrën se si ministri Lleshi trajton një zyrtar lokal.

“Në Lezhë, atje ku Sandri ra n’hunLlesh teknik

Ça arsye ka Ministri i Brendshëm që e ka humbur toruan që s’e ka patur kurrë? A ështe në terezi ky dallkauk që flet si lac rrugësh ndaj një zyrtari lokal?

Ça i duket vetja këtyre vulëfshirëve që ulërasin si kafshë ndaj kujtdo që nuk i mban ison e dështimit sipas skenarit bastard të proapagandes tallava?

p.s…turp të të vijë Sandër Lleshaj!”, shkruan Koka në reagimin e tij.

Debati i ministrit me shefin e urbanistikës në bashkinë Lezhë:

Leka: Në katër anët e traut janë të çarë. Na duhet një ekspertizë më e specializuar…Lleshi: Ti je shefi i urbanistikës. Ti duhet të kesh shumë kujdes kur përhap panik tek banorët.
Leka: Nuk e kam thënë unëLleshi: Kush e ka thënëLeka: E ka thënë kryetariLleshi: Po kryetari ça është, ça ështëLeka: Në gjykimin tim ishte shumë e rrezikshmeLleshi: Kjo është xham e gjitha, asnjë xham nuk është thyer, bëni budalliqe kotLeka: Situata nuk është e mirëLleshi: Stop, kini kujdes. Kur i thua vetes inxhinier kujdes kur flet.