Marrëdhënia mes çiftit presidencial Donald Trump dhe Melanie Trump duket se nuk është ashtu siç shfaqet në publik. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zonja e Parë nuk flenë bashkë, por në dhoma të ndara. Detaje të tilla janë shkruar nga gazetarja e CNN, Kate Bennet.

Në librin e saj prej 288 faqe, gazetarja tregon se Melanie ndikon shumë tek jeta politike dhe personale e Trump, por që çifti nuk fle bashkë. Sipas shkrimit të Kate, çifti fle në dy dhoma të ndara në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump ka suitën e tij në katin e parë, ndërsa Melania ka kërkuar ndërtimin e një suite në katin e dytë, pjesë të së cilës ka kërkuar të ketë edhe një palestër. Megjithatë duhet thënë se nuk dihet me siguri nëse këto fakte janë të vërteta apo jo.