Vetëm disa ditë më parë, Rudina Dembacaj pranoi ndarjen nga bashkëshorti. Ajo tha se me Alex ka nisur procesi i divorcit prej muajit qershor të këtij viti dhe menjëherë në media u përhap lajmi se ishte në një lidhje dashurie me ish-deputetin Mark Frroku.

Aktorja tani ka nisur edhe një eksperiencë të re si businesswomen, ku inauguroi lokalin në pronësi të ish-deputetit dhe nuk harroi të falenderonte Frrokun me fjalët:

Si fillim dua të falenderoj Markun që besoi tek unë.”
Ish-deputeti Frroku është baba i dy fëmijëve për të cilët kujdeset i vetëm, pasi vitin e kaluar bashkëshortja e tij ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në moshën 35-vjeçare.

Kurse për ish-bashkëshortin e aktores jeta vazhdon normalisht.

Ditët e fundit ata habitën të gjithë ndjekësit duke i bërë tag njëri-tjetrit në rrjetet sociale kukishin postuar nëj fot së bashku ku shkruanin se të dy ishin beqarë.

Në një monolog në emisionin e saj “Fol i fol shoferit”, ajo ka thënë se ka nisur punë që 17 vjeç dhe asgjë nuk ka arritur në jetë, megjithëse gjithçka e ka arritur me mund.

Me ironi ajo është shprehur se ‘ka krijuar’ një parti politike, që të përfitojë pa u lodhur, por që në fakt ka vetëm një anëtar, Rudina Dembacajn.

Ajo është shprehur:

Unë kam punuar që 17-vjeçe, deri më tani që jam 32-vjeçe. Kam bërë vetëm një vit pushim, ku linda gocën. Me punë e përpjekje leshtë. Leshtë asgjë nuk ka arritur. Ore kur ju them leshtë… Mendova që të bëhem e zgjuar. Më mirë vonë se kurrë, kam hapur një parti, që në fund të fundit dhe më në fund edhe unë të jetoj si gjithë dynaja dhe pa u lodhur shumë. Si mendoni ju kam bërë mirë?Partia ime është një parti shumë interesante sepse ka plot një anëtar, jam vetëm unë. Partia ime është parti shumë e thjeshtë për t’u menaxhuar, ia bëj rup sup vetes, i vetmi rast kur Rudina Dembacajt i mbyllet haleja.”